Atl. Madrid ndal Barcelonën, sfida mbyllet 1-1

14.10.2017 23:30:53

Në Madrid, Barcelona u ndal për herë të parë në këtë sezon nga Atletiko e Simeones, dhe pse barazimi i “Wanda Metropolitano” nuk mund të konsiderohet si një “bllokim” për ekipin e Valverdes. Atletico dhe Barca ndanë pikët pas rezultatit 1-1 në përfundim të një ndeshje që mund të kishte patur dhe fitues nëse nuk do të kishte qenë për episodet. të pranishmit në impiant ishin dëshmitarë të një sfide madhështore që u vendos gjithashtu nga dy gola madhështor, si ai i Saulit, në të 21-tën që gjeti këndin e duhur të portës për të futur në rrjetë topin.

Atletico që nuk fitonte që prej vitit 2010 në kampionat ndaj Barcës, bëri aleat dhe me fatin, si në rastin e shtyllës së Mesit apo dhe duke mbërthyer fortë te pritjet e Oblak, por në fund dhe Barca nuk meritonte të dilte pa asgjë nga Madridi dhe në të 82-tën Suarez goditi saktë me kokë brenda në zonë duke shënuar golin e barazimit.

Nga një ndeshje e humbur, për Barcën vetëm për cështje centimetrash nuk u shndërrua në një ndeshje të fituar, ndërsa dhe në sekondën e fundit Messi provoi për mrekullinë e tetë të këtij kampionati, por Oblak mbërtheu ndër duar pikën e Atletikos, që me këtë pikë nuk lejon “arratisjen” e katalanasve në krye, që tani ndjejnë më pranë rivalët madrilenë.