Atletico, 257 mijë euro në javë per Alexis Sanchez

30.01.2017 14:32:31

Alexis Sanchez mbetet një cështje e hapur tek Arsenali. Golashënuesi më i mirë i “topcinjve” në këtë sezon me 17 finalizime, vazhdon të shtyjë rinovimin e kontratës, edhe pse Arsen wenger i ka ofruar rreth 190 mijë euro në javë. Mirëpo sipas “The Sun”, kialiani është i tunduar nga një ofertë shumë më e mirë, jashtë Premier Leagues. Bëhet fjalë për Atleticon e Madridit, që është gati ta paguajë 28-vjecarin 257 mijë euro në javë, duke e vënë në qendër të projektit të Diego Simeones. Sanchez ka kontratë deri në verë të 2018-ës me Arsenalin dhe nëse nuk rinovon kontratën deri në përfundim të sezonit atëherë londinezët do të jenë të detyruar ta shesin për të mos e humbur me parametër zero. Sigurisht që Atletico, e cila mund të humbasë Antoine Griezmann që kërkohet nga klube të mëdha në Europë, duhet të prezantohet me një ofertë joshëse, sepse për Sanchez pretendentët janë të shumtë.

Edhe nga gjermania raportojnë për lojtarë që janë shndërruar në objektiva të “Los Colchoneros”. Fussball Transfers siguron se përfaqësues të Atleticos kanë nisur kontaktet me Thorgan Hazard, që është vëllai i yllit të Chelseat Eden Hazard. 23-vjecari është pjesë e Borussias së Monechengladbahut, duke spikatur si një ndër mesfushorët më të mirë në Bundesligë. Për belgun klubi spanjoll duhet të mposhtë konkurrencën e Lecesterit, që gjithashtë është vënë në ndjekje të Hazard.