Atletico fiton ndaj Sevilla, vë nën presion Barçën

23.09.2017 15:25:20

Atletico Madrid ka fituar 2-0 në shtëpi kundër Sevilla, duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Lojtarët e Diego Simeone, të cilët nuk kanë pësuar asnjë humbje në gjashtë javët e para të La Liga, me 4 fitore dhe 2 barazime, kanë shkuar në vendin e dytë në renditje, vetëm një pikë larg Barcelona-s, me këta të fundit që do të luajnë në mbrëmje në fushën e Girona-s. Të dy golat e vendasve kanë ardhur në pjesën e dytë dhe janë realizuar nga Carrasco (46’), i cili ka realizuar 13 gola në La Liga që nga fillimi i sezonit të kaluar, më shumë se çdo mesfushor tjetër, dhe nga Greizmann (69’)