“Australian Open”, kompletohet tabloja e gjysmëfinaleve

25.01.2017 16:46:53

Është një Rafael Nadal i frikshëm ai i këtij viti në Australian Open. Spanjolli, ish numri 1 i Botës pas pothuajse tre vjetësh e sheh sërish veten në fazën gjysmëfinale të një turneu Slam. Në cerekfinale Nadal mposhti lehtësisht, 3-0 me sete një nga favoritët e mbetur për t’i shkuar deri në fund turneut, pikërisht malazezin e natyralizuar kanadez, Milos Raonic. 30-vjecari nga Majorka tashmë numri 9 i Botës në klasifikimin e Atp, shfaqi një formë të jashtëzakonshme në sfidën përballë Raonic duke mos i dhënë asnjë shansit favoritit numër 3 të shkuar deri në fund Australian Open. Pas Novak Djokovic dhe Andy Murray, i jep lamtumirën grand-slamit të parë të këtij viti edhe 26-vjecari nga Podgorica.

Kompletohet kështu tabloja sfidave gjysmëfinale, Nadal tashmë do të ketë përballë bullgarin Grigor Dimitrov që gjithashtu e pati të thjeshtë për të fituar ndaj belgut David Goffin, ndërsa në krahun tjetër të shortit do të luhet derbi zviceran Federer-Wawrinka. Tashmë të gjithë tifozët e këtij ëndërrojnë një finale mes mbretit Roger dhe Rafa Nadalit. I pari numëron 4 tituj në Australian Open, ndërsa Nadal e ka fituar në 2009-tën turneun. Për të kthyer te sfida cerekfinale ndaj Raonic, spanjolli mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në 2 orë e 46 minuta lojë, 3-0 me sete me shifrat 6-4, 7-6, 6-4. Më pak kohë iu desh bullgarit Grigor Dimitrov, për të likujduar belgun Goffin. Me vetëm 9 game të humbura në total, Dimitrov preu biletën e gjysmafinaleve, pas triumfit 3-0 me sete.

Në kategorinë e femrave gjysmëfinalja e dytë Australian Open do të diskutohet mes numrit 2 të Botës, Serena Williams dhe kroates Mirjana Lucic Baroni. Tenistja amerikane mposhti pa probleme britaniken Konta 2-0 me sete me shifrat 6-2 6-3, ndërkohë që Lucic Baroni kaloi me vështirësi në set final, ceken Karolina Pliskova.