Formula 1, një garë spektakolare në rrugët e Amerikës

25.01.2017 16:44:00

Pronarët e rinj të Formula 1 kanë premtuar sot se do të zhvillojnë një garë spektakolare në Amerikë, në rrugët e një prej qyteteve më tërheqëse. Nju Jorku, Majemi, Los Anxhelosi dhe Las Vegasi janë katër qytetet kandidate për të mirëpritur një garë që parashikohet të jetë spektakolare, që ka si qëllim rritjen e audiencës së këtij sporti. “Nuk do të jem vetëm unë ai që do të komandoj në Formula 1, siç ka ndodhur më parë. Ne do të shtojmë garat qytetase dhe do të zhvillojmë një të tillë në Austin. Do të bëjmë maksimumin që ky sport të rikthehet aty ku i takon, duke nisur nga ky sezon, për të rikthyer spektaklin”, tha Chase Carey, pronari i “Liberty Media”, shoqëria që bleu aksionet e Formula 1 nga ish-pronari Bernie Ecclestone. /telesport.al/