Avdullah Hoti: Për LDK-në s’është me rëndësi kush e udhëheq dialogun, por formati dhe temat e diskutimit

01.06.2018 12:59:04

Në konferencën javore të LDK-së për media temë kryesore ishte platforma për dialogun me Serbinë, që pritet të hënë të shkojë në Kuvend.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se për partinë e tij nuk është me rëndësi se kush e udhëheq këtë proces, por temat dhe formati i diskutimeve.

“Nuk është çështje dhënia e mandatit të askujt, atë që kanë thënë zyrtarët e lartë të LDK-së është se nuk do tiu ikim përgjegjësive shtetërore. Para të hënës ne do të diskutojmë gjerësisht dhe do të merret qëndrimi.  Tema se kush duhet t’i udhëhe bisedimet nuk është tema më e rëndësishme, duhet të dakordohemi për formatin, temat”, deklaroi Avdullah  Hoti.

Ai e vlerësoi Thaçin si njeri jo ideal për ta udhëhequr dialogun, por shtoi se LDK-ja do ta luajë rolin e saj konstruktiv edhe në këtë çështje.

Hoti prezantoi edhe disa statistika të cilat sipas tij tregojnë besueshmërinë e vogël të qytetarëve në qeveri dhe presidentin.

“Nga hulumtimet e opinionit del që besimi në institucione kurrë nuk ka qenë më i ulët. 62% besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. 70% e kanë vlerësuar qeverinë se ka bërë punë të dobët, 24% besojnë në qeveri. Dy problemet kryesore janë papunësia dhe korrupsioni”, tha shefi i deputetëve të LDK-së.

Ai tutje kritikoi qeverinë për emërimin e koordinatorëve, të cilën e vlerësoi si abuzim me paranë publike