Avokati mbrojtës i pasigurt në lirimin e Milaim Zekës

17.10.2017 11:30:18

Deputeti i Nismës për Kosovë, Milaim Zeka ende po vazhdon të qëndroj në paraburgim. Pas arrestimit, Zekës iu caktua masa e ndalesës për 48 orë.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj shpreson se Zeka do të lirohet nesër pasi nuk pret që klienti i tij të dalë para gjykatës.

“Nuk mund ta konfirmojë saktësisht lirimin e tij, besoj se nuk ka me pas ndonjë propozim tjetër dhe brenda kësaj kohe të caktuar të lirohet”, ka thënë Halilaj për lajmi.net.

Sipas tij, prokurori do të nxjerrë një vendim të arsyeshëm dhe do të kërkojë që ai të lirohet menjëherë.

Zeka u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale pasi po dyshohet për përfshirjen në veprën ‘mashtrim dhe ike nga tatimi’.

Çështja e mashtrimit me viza u raportua në media javë më parë, mirëpo Zeka i mohoi të gjitha akuzat duke i quajtur shpifje.