Avokati, Robert Muelle raporton për nderhyrjen ruse ne zgjedhet e 2016

19.04.2019 09:35:27
WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 05: US President Donald Trump listens to a question as he meets with the Emir of Kuwait Jaber Al-Ahmad Al-Sabah in the Oval Office of the White House on September 5, 2018 in Washington, DC. (Photo by Alex Edelman- Pool/Getty Images)
Trump pëshpërit: Oh Zot, më erdhi fundi
Për raportin e zgjedhjeve të 2016, të hetuar nga Robert Mueller, Donald Trump është shprehur se po i vjen fundi.

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë së fundmi një deklaratë që ka ngjallur shumë debat.  “O Zoti im. Kjo është e tmerrshme. Ky është fundi i presidencës sime. Jam i q***.”, u shpreh ai teksa reagoi ndaj lajmit se avokati special Robert Mueller ishte emëruar për të hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Dyshohet se Trump mund të ketë penguar drejtësinë duke përdorur autoritetin e tij për të ndikuar në  zgjedhje.

Prej 22 muajsh ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller u emërua për të udhëhequr një hetim të posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe nëse ishte përfshirë fushata nga Donald Trump. Në edicionin informativ CNN, u trasmentua lajmi se raporti i Robert Mueller për Rusinë, që zgjati rreth 675 ditë ka përfunduar. Raporti është dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë.

Avokati, Robert Mueller në këtë raport ka hetuar mbi ndërhyrjen Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Raporti është një pikë referimi e rëndësishme, në historinë moderne të Amerikës.