B. Munich, kampion i Gjermanisë, fiton titullin 3 javë para fundit (Foto)

30.04.2017 09:47:31

Bayerni i Mynihut fiton matematikisht titullin e pestë radhazi në Bundesligë dhe të 27-tin në elitën e futbollin gjerman, tri javë para përfundimit të kampionatit.  Skuadra e Carlo Ancelottit shkatërroi 0-6 Wolfsburgun duke dominuar në cdo drejtim në Wolfswagen Arena. Distanca prej 10 pikësh me Leipcigut rikonfirmon kampionët në fuqi, të cilët edhe në këtë sezon nuk patën rivalë. David Alaba ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë në minutën e 19 për golin parë të sfidës.

Image result for bayern celebrate title 2017

Ndërsa në të 36-tën Lewandowski i shërbyer nga Muller e coi rezultatin në 2-0. Sulmuesi polak shënoi të dytin personal pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve. Arjen Robben me një nga depërtimet e tij të zakonshme e thelloi më tej diferencën në të 66-ën. Dalja e Luis Gustavos me karton të kuq e bëri edhe më të rëndë humbjen e Ëolfsburgut, pasi Muller dhe më pas Kimich vulosën rezultatin tenistik 0-6. Titulli i Bundesligës në fakt është i vetmi i fituar nga bavarezët në këtë sezon, pas eliminimit të tyre në Champions dhe Kupën e Gjermanisë.

Borussia e Dortmundit ndalet në momentin më të mirë, pasi në shtëpi ndaj Kolnit nuk shkon më shumë sesa barazimi pa gola. Verdhezinjtë vinin në këtë sfidë me moralin e lartë pas atij kualifikimi në Kupë në shtëpinë e rivalëve të Bayern Mynih, duke kërkuar të siguronin edhe vendin e 3 në klasifikim. Pavarësisht të gjithë arsenalit të rëndë të hedhur në fushë, Borussia nuk arrin të thyejë kundërshtarin, edhe pse e dominoi me rastet e shumta të krijuara. Nga një Borusia tek tjetra, historia ndryshon. Nëse Dortmund dështon në shtëpi ndaj Këlnit, Gladbah nuk fal në transfertë duke thyer Mainzin me rezultatin 2-1. Lars Stindl në minutën e 31 zhbllokon rezultatin me Mainzin që vuan për të gjetur hapësirat në zonën kundërshtare. Sapo nis pjesa e dytë Nico Schulz shënon golin e dytë të takimit, një gol që në fund rezultaton deciziv, pasi japonezi Yoshinori Muto rihap takimin në minutën e 89.