Bacca-Icardi, derbi për të rifituar tifozët

18.11.2016 20:51:08

Fundjava futbollistike në Itali ndizet me derbin e Milanos. Të Dielën në San Siro luhet Milan-Inter, një takim që vjen në momentin e duhur për dy amerikano-jugorë. Në derbin e Madoninës një sfidë brenda sfidës është ajo mes Carlos Baccës dhe Mauro Icardit të cilët kanë për deytrë të rifitojnë besimin e tifozëve të Milanit dhe Interit. Të dy sulmuesit amerikano-latinë kanë bërë dicka për të cilën duhen falur. I pari është paraqitur shumë dobët në këtë fillim sezoni ndërsa argjentinasi i Interit me librin autobiografik që botoi u vendos në qëndër të ciklonit nga ana e tifozëve ultras. Edhe pse për motive të ndryshme, derbi është shansi më i mirë që Bacca dhe Icardi të lënë shenjë për të fituar sërish zemrat e tifozëve. Që nga momenti që është bërë pjesë e Milanit, Bacca po përjeton momentin e tij më të keq. Shifrat nuk janë kundër kolumbianit sepse deri në këtë fazë të sezonit edhe vitin e kaluar Bacca kishte realizuar vetëm 6 gola por mungesa e vazhdimësisë nga ana e tij në ndeshjet e fundit është ajo që shqetëson më shumë trajnerin Montella dhe që bën të bien këmbanat e alarmit. Bacca ka 5 ndeshje që nuk shënon dhe ndaj Palermos trajneri i Milanit i besoi Lapadulas në vend të tij. Ndryshe nga sulmuesi i Los Cafeteros, Icardi në fushë po shkëlqen teksa kryeson listën e golashënuesve të Serisë A me 10 finalizime sëbashku me Edin Dzekon. Një bomber i lindur si ai asnjëherë nuk ka patur probleme me golin, megjithatë ecuria jo e mirë e Interit në këtë fillim sezoni ka lënë në hije edhe Mauriton. Por më shumë sesa me veten dhe shokët e skuadrës, Icardi problemet më të mëdha i ka tifozët ultras. Disa fraza të 23-vjecarit në autobiografinë e tij prishën përfundimisht marrëdhëniet e tij me këta të fundit, me ultrasit e Interit që e konsiderojnë të vdekur kapitenin. Icardi i fshiu ato fraza nga libri por tashmë atij i duhet të që të realizojë në derbin e Milanos për tu afruar sërish me tifozët.