Bahtiri: Prishtina vendos për veriun dhe jugun e Mitrovicës, jo Brukseli!

09.09.2016 22:00:03

Caktimi i kufijve administrativ ndërmjet veriut dhe jugut të Mitrovicës nuk është diskutuar fare në Bruksel. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahitiri, i cili është pjesë e delegacionit të Kosovës, ka thënë se kufijtë administrativ s’kanë qenë temë dite, mirëpo vetëm çështjet që lidhen me revitalizimin e urës së Ibrit.

“Nuk ka qenë temë dite dhe se kanë lan. Kemi fol vetëm për lëvizje të lirë dhe për urën, si të tillë e kemi përkrah që është duke shkuar në rrugë të mbarë. Për kufijtë administrativ nuk kemi çka me bisedu ne. Vetëm në bazë të planit të Ahtisarit parashihet kjo çështje. Mundet me pas marrëveshje për jugun dhe veriun e Mitroviës por vetëm në Prishtinë por jo në Bruksel.

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovë, i cili udhëheq delegacionin e Beogradit në Bruksel, ka konfirmuar ditë më parë se temat e bisedimeve do të jenë zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe, kadastrën, njohjen e diplomave, lëvizjen e lirë dhe caktimin e kufijve mes pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës së Kosovës.