Bajerni fiton në Mainz

03.12.2016 00:02:15

Bajerni nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi e pa vehtën në disavantazh në minutën (4) nga një kundërsulm i rrezikshëm nga skuadra kundërshtare, Mainz realizoi me anë të John Cordoba, i cili e mposhti Nuerin nga një pozitë të vështirë.

Epersia e Mainzit nuk zgjati shumë, pasi Bajerni shënoj shumë shpejt nga një kundersulm i rrufeshëm, Robben asiston për mrekulli të Lewandowski i cili para portës nuk gabon dhe barazon për skuadrën e Bajernit në minutën e (8). Skuadra mysafire e rriti intensitetin  e lojës dhe në minutën e (21) shënon golin e epërsisë me anë të Arjen Robben pas një asisti të Tomas Muller.

Bayerni i Mynichu poashtu e fillon furishëm edhe pjesën e dytë duke e dominuar ndeshjën, si me posedim të topit gjithashtu edhe me raste të shumta, kur të gjithë menduan se rezultati do të përfundoj 1:2, ashtu nuk mendoj Lewa, i cili nga gjuajtja e lirë me një goditje maestrale e la të shtangur portjerin e Manzit Jonas Loessi në minutën e (92).

Tani Bajerni i Mynichut së bashku me RasenBallsport Leipzig kryesojn Bundesligën me pikë të barabarta me nga 30, por ky i fundit e ka një lojë më pak, ndërsa nesër do të takohet në “Veltins Arena” me Schallke 04, me fillim nga ora 18:30. /fokusi.org/