Bajram Gecaj: E dinim që do të na prisnin pas shpine, por ishte interes shtetëror

10.05.2017 13:02:53

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa e ka nxjerrë në publik “një muhabet” me një përfaqësues të LDK-së, tash kur duket se Qeveria do të rrëzohet me mocion.

Postimi i plotë në Facebook i Bajram Gecajt

Ja çka më kishte thënë një përfaqësues i PDK-së: “Kemi bërë bash gjithçka që nga koha e para-luftës të dobësojmë LDK-në, dhe mua po më duket se nuk ka sens që tani me dorën tonë ta ringrisim prapë LDK-në, duke i japë shansin të mirë-qeverisë. Po te vazhdojmë këtë koalicion do të na shkonte i gjithë ai mund huq”! Deklarimet e tilla, si dhe pika 14 e marrëveshjes së koalicionit qeverisës (mos-përkrahja e mocioneve të votëbesimit), provojnë se ne paraprakisht kemi qenë të vetëdijshëm se këta mund të na prejnë pas shpine, por se interesi shtetëror dhe partiak e kishte imponuar një koalicionin të tillë.