Bajram Gecaj ironizon: Këta edhe festat i kanë falco!

20.12.2017 20:16:47

Bajram Gecaj vazhdon të ironizojë zhvillimet brenda kampit të AAK-së, përaktësisht të Gani Dreshajt.

Në një postim në facebook, ai ka ironizuar me një deklaratë të personit që ia kishte dhuruar tupanxhisë 500 euro, e që tash thotë se kanë qenë false, duke i dhënë kështu një hij falsiteti edhe festës që realizuan më 17 dhjetor, kur falco thanë se kanë fituar.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

Personi që festoi për “fitoren e Dreshajt” – tupanxhisë ia dhurova 500 euro të rrejshme”

Shih ti…këta bre edhe festimin e bëjnë fals…i shkreii tupanxhi…tani e tutje, shoqata e tupanxhinjëve të refuzoi çfarëdo pjesëmarrje në festimet e AAK-së…!😠