Bajram Gecaj “Telashe është si me i “ngrënë” fjalët e mos me ra nga pushteti, se dinjiteti e burrëria nuk janë çështje”

28.09.2017 16:56:57
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj duke komentuar takimin e kryeministrave Haradinaj e Rama, ku është disktuar edhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, duke paramenduar ka thënë se Haradinajt i është kërkuar që të ndërrojnë qëndrim për demarkacionin pas ardhjes në pushtet.

Gecaj me anë të një postimi në facebook ka thënë se “Telashe është si me i “ngrënë” fjalët e mos me ra nga pushteti, se dinjiteti e burrëria nuk janë çështje”.

Megjithatë, Gecaj ka lënë të kuptohet se edhe LDK tashmë nuk do ta votojë versionin e nënshkruar në Vjenë të kësaj marrëveshje.

Postimi i plotë i Gecajt:

A PO I “HANË” FJALËT

Mund të parafrazoj (paramendoj) atë që Kryeministri Rami t’i ketë thënë Kryeministrit Haradinaj: “Tash që e morët pushtetin, duhet të gjeni mënyrë si me i ‘ngrënë’ fjalët tuaja për ta ratifikuar demarkacionin aty ku i keni ‘letrat’…pra, në vijën tanimë të aprovuar nga qeveria e kaluar”! Telashe është si me i “ngrënë” fjalët e mos me ra nga pushteti, se dinjiteti e burrëria nuk janë çështje. Megjithatë, ne tani votojmë vetëm kufirin e zhvendosur aty ku ishte premtuar – në Çakorr dhe Kullë.