Bajram Gecaj,këshilltar i kryeministrit të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit serb Aleksandar Vulin

07.05.2017 16:24:42

Po të merreshit në konsideratë ju dhe dëshirat e shtetit të Serbisë, ne sipas të gjitha gjasave as që do të ekzistonim fizikisht në trojet tona; por, e mira e të mirave është se ju më nuk u pyet askush se çka dhe se sa i lejohet Republikës së Kosovës. E vetmja arsye pse ne ende diskutojmë me ju, është interesi i shtetit të Kosovës dhe i qytetarëve tonë të përkatësisë serbe, të cilët fatkeqësisht ende nuk e kanë kuptuar tërësisht se rreth 100 mijë serbët e Kosovës janë vetëm karrem për shtyrjen para të interesit të rreth 7 milion serbëve të Serbisë. Serbët e Kosovës duhet dhe sigurisht që do të ndërtojnë ardhmërinë e tyre brenda shtetit dhe institucioneve kosovare.

Aleksandar Vulin: “Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të paraqitet në asnjë formë tjetër, përveç asaj që i lejohet”.