Banorët e Sarajit në protesta, kërkojnë më shumë siguri

17.04.2017 16:23:28

Incidentet e njëpasnjëshme që janë duke ndodhur në komunën e Sarajit, ku vetëm brenda një jave janë shënuar dy viktima, ka bërë që gratë e kësaj komunë të dalin me apel drejtuar organeve të rendit që të marrin masa dhe të shtojnë më shumë patrullimet në këtë komunë për t’i parandaluar incidentet e përgjakshme midis të rinjve.

“Sot do të flasim në emër të popullit, të lirisë dhe paqes, të tubuara si nëna të fëmijëve, si motra të vëllezërve tanë, për ta ngritur zërin në shenjë proteste kundër dhunës, krimit të organizuar dhe atij momental, të shqetësuara nga incidentet e njëpasnjëshme në komunën tonë, ku njëri incident e lind tjetrin, ku si viktima janë fëmijët e të rinjtë, të cilët, në të shumtën e rasteve e kanë pësuar me vdekje”, ka thënë Nulifer Sali, banore e Sarajit dhe organizatore e këtyre protestave.

Ata u kanë bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa për parandalimin e incidenteve të tilla dhe të rrisin sigurinë.