Edukatorja rrah shuplaka vogëlushin dhe e tërheq zvarrë nëpër klasë (Foto/Video, +18)

17.04.2017 16:32:52

Një video e publikuar së fundmi ka shokuar opinionin në Kinë, për faktin se në të shfaqet një edukatore duke rrahur brutalisht një fëmijë në prezencë të nxënësve tjerë.

Edukatorja mund të shihet në video duke tërhequr zvarrë vogëlushin, të cilin vazhdimisht e godet në fytyrë dhe kokë.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda shkollës kanë filmuar momentin kur edukatorja pa pikë mëshirë godet me shuplaka.

Ndërsa sa i pasojë e këtij veprimi nëna e vogëlushit raportohet t’ia ketë kthyer me të njëjtën monedhë mësueses, e cila më pas është shkarkuar nga puna.

Sipas udhëheqësve të çerdhes në qytetin Tanghe në Kinë, vogëlushi ishte rrahur brutalisht vetëm pse kishte hezituar të marrë pjesë në një aktivitet grupor dhe kishte refuzuar të flejë me shokët e klasës.