Alarmante: 22 vdekje në vendin e punës gjatë vitit të kaluar

05.01.2019 19:37:47

Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë janë më të rrezikuarit

​Gjatë viti të kaluar 22 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar 104 persona.

Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbajë primatin si sektori në të cilin më së shumti u rrezikohet jeta punëtorëve.

Ndërkohë, lidhur me këtë problematikë, në Prishtinë gjatë vitit të kaluar ishte protestuar në sheshin kryesor të qytetit./21media