Një i lënduar pas një rrahjeje në Prizren

26.08.2016 10:45:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren janë rrahur mes veti tre të dyshuar, pas mosmarrëveshjeve mes tyre.

Sipas Policisë, një nga personat, ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Dy të tjerët janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.