Barça luan “tennis” në stadiumin “Estadio Mendizorroza” të Alavesit

11.02.2017 18:31:11

Barcelona është kthyer të kryesojë në kampionatin spanjoll, duke shtuar presionin ndaj Real Madrid, që do të luajë sot në mbrëmje në fushën e Osasuna-s, por skuadra e Zidane ka edhe dy ndeshje për të rikuperuar. Katalanasit kanë siguruar fitoren e 14 në këtë kampionat, pasi kanë fituar 6-0 në fushën e Alaves, ku asnjë skuadër në historinë e kampionatit spanjoll nuk kishte shënuar gjashtë gola. Gjithashtu, kjo sfidë ka qenë një “preview” për finalen e Kupës së Mbretit, duke parë se këto janë dy ekipet finaliste.

Golat për blaugranët i shënuan Suarez (37’ dhe 68’), Neymar (40’), Messi (59’) dhe Ivan Rakitic (65’). Me këtë fitore Barcelona është e para me 48 pikë, dy më shumë se Reali që ka tre ndeshje më pak të zhvilluar. Barca dhe Alaves do të takohen edhe në finalen e Kupës së Spanjës. /fokusi.org/