Moment prekës: Burrë e grua me kancer, të bashkuar derisa vdekja i ndau (Foto)

11.02.2017 18:25:01

Ky është momenti prekës kur dy prindër me sëmundje vdekjeprurëse shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit si për lamtumirën e fundit.

Çifti Julie dhe Mike Bennet u përball me vdekjen, pasi të dy u diagnostikuan me kancer.

Fotoja është bërë përpara se Mike të ndërrojë jetë.

Fotoja e tyre është shpërndarë online nga fëmijët e tyre nga një spital në Angli.

Tre fëmijët e çiftit thanë se donin që bota të mësonte se sa shumë e donin njëri-tjetrin.

Fëmijët Luke (21 vjeç), Hannah (18 vjeç) dhe Oliver (13 vjeç_ tashmë përballen me të ardhmen si jetimë.

Por, miqtë dhe të afërmit e familjes i kanë premtuar Julie se do jenë pranë tyre gjithmonë.