Barça spektakolare edhe pa Messin, 4-1 me Granadan

02.04.2017 22:15:16

Ruajti hapin e Realit Madridit edhe Barcelona, që pa Lionel Messin të pezulluar, iu imponua 1-4 në transfertë Granadas.

Katalanasit arritën ta gjenin rrygën e rrjetës në minutën e 44-rt me Luiz Suarez, që i shërbyer me një top të gjatë Jord Alba e mposhti portierin Ochoa me një parabël të saktë.

Pjesa e dytë nisi mirë për andaluzianët, që barazuan me Bogan pas asistit të dhënë nga Saunier. Barcelona kaloi për herë të dytë në avantazh në të 64-rën me Paco Alcacer, që shfrytëzoi pasimin e Suarezit.

Kartoni i dytë i verdhë Agbo, ua bëri më të lehtë fitoren katalanasve, me Saunier që devijoi në portën e tij goditjen e Rakitic në në të 83-ën, ndërsa në shtesë Neymar mbylli llogaritë me golin e 1-4. /supersport.al/