Bardhyl Meta: ”Baba” i Vetvëndosjes dhe ”konstanta” PDK

15.12.2017 15:29:05

“PDK-ë, është konstanta” – Ju kishte thënë “Baba” djemve e vajzave, aktivisteve e aktivistëve të “Vetëvendosjes”!
Dhe kishte “sugjeruar” t’përgatiten për koalicion nacional me PDK-ën!
Me “Konstanten”!
Ndërkohë, rrjedhimisht, përveç kravatës, kishte lidh edhe koalicionet strategjike në zgjedhjet lokale:
Në Gjilan, VV-PDK! 
Në Ferizaj, PDK-VV!
Pritet, të dalin duqat edhe për vende tjera, përfshi Kryeqytetin…!
Aktualisht, në media, po shtrohet, rreptë, pyetja:
– Pse “Baba”, s’po shkruan letra udhëzuese nga burgu,, për temën e përplasjes, e dhjerëjes ndër’vete nga të gjithë-me të gjithë, në VV?!
– Gabim. Gabim. “Baba” po shkruan nga burgu, por për prioritete tjera:
Me gjasë (e dihet që, “pa izë t’Babës” s’bohet asnjë send!) degës në Istog, i kishte shkuar:
“Menjëherë të hyhet në koalicion me AAK dhe PDK! Natyrishtë, të hyhet në koalicion me PDK e AAK dhe këdo tjetër – gjithherë, kundër LDK-ës!
“Kundër LDK-ës”, ngase “Baba” e ka konstatuar, “LDK është variabël, herë është, e herë s’është në pushtet”! Andaj, sygjeroi “Baba”: “VV duhet t’lidhet me Konstatën”!

p.s. Natyrisht që “Baba” s’ka kohë edhe për ato variablet tjera, si puna e Molliqajt dhe Visarit…