Bashkëfajtorë të dy krahët, Rudina Hajdari parashikim ogurzi: Përplasja vëllazërore…

13.05.2019 16:51:29

Nuk ndalet Rudina Hajdari. Pas kritikave të forta që i bëri Lulzim Bashës për protestën e së shtunës, e cila u përshkallëzua me dhunë e përplasje me policinë, e bija e Azem Hajdarit ka reaguar sërish.

Dy orë para tubimit që do të mbahet sot përpara Kryeministrisë, Hajdari me një postim në Facebook bën një parashikim të frikshëm, teksa uron që në mbrëmje “të mos kemi përplasje vëllazërore”.

Më e butë në qëndrim duket këtë herë Hajdari teksa thotë se sjellja barbare i bën me faj të dyja polet e politikës.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët”, shprehet ajo.