Bayerni i thotë jo Barcelonës për Thiago Alcantarën

27.03.2017 20:29:13

Deri para pak ditësh në media u fol shumë për një rikthim të mundshëm të Thiago Alcantarës te Barcelona. Drejtuesit e klubit blaugrana janë vendosur në kërkim të një mesfushori shumë cilësor për të përforcuar skuadrën në merkaton e ardhshme. Për momentin Marco Verrati mbetet alternativa e vetme për Barcën, pasi tashmë nuk mund të flitet më për një rikthim të Thiagos. Mesfushori i përfaqësues spanjolle ka rigjetur veten te Bayerni me Carlo Ancelottin në drejtim duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te bavarezët.

Thiago Alcantara në fakt nuk do të ishte kundër rikthimit te skuadra ku i bë i famshëm por duke marrë parasysh kërkesat e kampionëve të Gjermanisë dhe buxhetin e vogël që ka në dispozicion Barcelona për merkaton e verës, gjasat që 25-vjecari të veshë sërish fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm janë vërtetë të pakta. Te Bayerni e konsiderojnë Thiago Alcantarën, një lojtar të pazëvendësueshëm dhe interisimit fillestar të Barcelonës për mesfushorin drejtuesit e klubit bavarez u janë përgjigjur me një jo kategorike, duke kërkuar 90 milionë Euro për kartonin e futbollistit. Një shifër e parezistueshme kjo edhe për një emër të madh të futbollit europian si Barcelona që tashmë do të shikojë për alternativa të tjera për të përforcuar mesfushën.