BDI ende mendohet për koalicion me VMRO-DPMNE

12.02.2017 17:07:01

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të këmbëngul se akoma nuk ka hequr dorë nga pesë e opsionet e saj midis të cilave vazhdon të jetë edhe koalicionimi eventual me VMRO-DPMNE-në.

Të paktën kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i cili ka deklaruar se ende janë të hapur për të gjitha opsionet.

“Kryetari Ahmeti mban kontakt me të gjitha partitë politike, ende mbesin të gjitha 5 opsionet e hapura për shkak se kemi vlerësuar se ka qenë e pamjaftueshme oferta e parë dhe nuk e dimë sa do të jetë e mjaftueshme oferta e dytë prandaj të gjitha opsionet mbeten të hapura përcaktimi do të jetë në bazë të asaj se  a do të kënaqen kërkesat e BDI-së për realizimin e platformës ose kontratës që ka nënshkruar me popullin shqiptar  më 11 dhjetor –tha për Alsat-M, Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se LSDM-ja do të mund të llogarisë në nënshkrimet e deputetëve të saj vetëm në rast se arrihet marrëveshja e cila do të jetë e pranueshme për partinë e Ahmetit dhe se për momentin ende po debatohet në organet e partisë.