Berisha: Serbia po synon ta marr Pejën

26.01.2017 22:03:14

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po konsideron se rreziku nga Serbia për aneksimin e Kosovës ende nuk ka kaluar. Ai thotë se në këtë rrezik përgjegjësia e parë dhe kryesore u përket shqiptarëve. Berisha pohon se Beogradi është duke synuar Serbinë e Madhe e rrjedhimisht dëshiron ta aneksojë Kosovën deri në qytetin e Pejës

“Po flas për të dyja, Prishtinën e Tiranën. Është shumë kollaj se ne e kemi këtë në Ballkan, që çdo gjë do t’ua hedhi të tjerëve. Vetë janë të larë dhe të pafajshëm për asgjë, çka nuk është kurrë e vërtetë. Përgjegjësitë kryesore janë gjithmonë të prekshme. Politika e Tiranës: Një ndryshim thelbësor në favor të Beogradit. Në dëm thelbësor të udhëheqjes politike të Prishtinës”, deklaron Berisha.

Ai komenton vizitat e Edi Ramës në Beograd, duke i vlerësuar si “kapërcim” mbi Prishtinën dhe duke paraqitur udhëheqësit e Beogradit ashtu sikur nuk janë dhe duke ua kryer shërbimin.

Berisha ka rrëfyer edhe një ngjarje interesante që i kishte ndodhur me Departamentin e Shtetit amerikan.

“Para nja 5 vitesh më vjen një mesazh nga Departamenti i Shtetit, direkt nga Sekretarja e Shtetit dhe më kërkon: A mund të bësh një deklaratë, për të mbështetur – ishin bisedimet të nesërmen në Bruksel. A mund të bësh një deklaratë më thotë? Jo i thashë, nuk e bëj. I thuaj sekretares se unë deklaratën do ta bëj pasi ata të vendosin se unë vetëm kështu i ndihmoj ata. Në qoftë se u bëj deklaratë përpara dhe shqiptarët shohin se ata janë si punë shkopi i Tiranës, ata zhvleftësohen, Beogradi merr revansh. Nuk e pata të lehtë, por i qëndrova parimit tim”, rrëfen Berisha.

“Ndodhi që të nesërmen ata firmosën, tregon tutje ai, “dhe unë e quajta jetike a historike marrëveshjen me atë mbështetjen e madhe. Po kështu në çdo rast, sepse përpjekja e Beogradit ishte e jashtëzakonshme që Kosova të futej në agjendën e diskutimeve mes Tiranës dhe Beogradit. Ne e përjashtuam atë në mënyrë kategorike. Pse? Së pari zotërinjtë e shtëpisë janë udhëheqja politike. Së dyti, jemi në konflikt të hapur interesi, unë mbaj anën e Kosovës. S’ka diskutim ajo punë. Unë në çdo rast do mbështes Kosovën”, shton ish-kryeministri shqiptar.

Ai thotë se ky duhet të ishte qëllimi, dhe Edi Rama e përmbysi këtë qëllim.

“Ka ardhur, e kam theksua dhe një herë Kiçi, a do ta presësh më tha mua? Por me një kusht që të mos përmendësh Kosovën në zyrën time. E respektoj, unë si mikpritës e prita, unë absolutisht nuk jam kundër vizitave, kam pasur ftuar presidenti Tadiq, por dihej hapur qëndrimi i Tiranës, që ne nuk diskutonim për Kosovën, ne mbështesnim Kosovën”

“Edi Rama e defaktorizoi Kosovën”

“Tani vijmë tek tjetra. E gjithë ajo që iu bë Kosovës për të treguar se nuk funksionon si shtet, ajo përbën një, ky është defaktorizimi që i bëri Rama,- ai në vetvete përbën një lloj bllokimi të neveritshëm me të cilin Serbia paraqiti Kosovën para botës në mënyrën më të shëmtuar. Do vijmë tek zhvillimi i fundit. Treni pa diskutim ishte përpjekje aneksioniste. Eci, eci aventurier. Nuk është vetëm atje. Shiko debatin në Prishtinë për shkëmbimin e territoreve”.

“Serbia do Pejën”

“Kur, atë kohë të ka sulmuar tjetri, kur ai të sulmon , ti i jep kokën në tepsi atij dhe thuaj ti çfarë do të thotë kjo? Po pse pikërisht, unë iu them shqiptarëve, kërkesa për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë, ka qenë kërkesa kryesore e Serbisë që paraqiste ndaj nesh dhe që ne ishim kategorikisht kundër dhe lobonim në SHBA për të qenë kundër. Dhe më thoshin më herët pse jeni kaq kundër? Nuk kemi pse ndajmë territore, por këta verbalë, nuk e dinë. Ai synon Ibrin, ai synon Pejën”, ka thënë Berisha.

“Zor i madh, s’ka gjë me Ibrin ai, aty kam lind thotë. Ai po përpiqet të rikthejë Serbinë e Madhe. Asnjë gur, jo metër katror, asnjë gur nuk duhet dhënë nga territori i Kosovës. Aq më tepër kur tani ai tregon se do të sulmojë, le të sulmojë. Nuk përgatitet në këtë mënyrë. Ky është një disfatizëm i neveritshëm, i pashembullt. Çdo të thotë ajo? As edhe një gur”, ka shtuar ai.