Besiana Kadare bashkon deputetet e PD dhe PS

16.07.2019 10:56:44

Vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare ka bërë bashkë deputeten Rudina Hajdari dhe deputeten e PS-së Vasilika Hysin. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në krah të deputeteve shqiptare. Mesa duket Besiana Kadare ka bërë bashkë PD dhe PS dhe dy deputetet shfaqen të buzëqeshura.

“Një kënaqësi për të pritur në Kuvendin e Shqipërisë Vasilika Hysin, Rudina Hajdari dhe Ilir Barjaba dhe të mësojnë më shumë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në drejtësinë sociale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arritjet,  fuqizimin e grave dhe sundimin e ligjit. “, u shpreh ajo në një postim në Twitter.