Bie numri i aksidenteve të komunikacionit në Gostivar

09.01.2017 22:34:05

Vitin e kaluar në qytetin e Gostivarit janë regjistruar gjithsej 267 fatkeqësi komunikacioni, respektivisht 13 më pak se në vitin 2015.

Në 98 fatkeqësi, ka patur 186 të lënduar, kurse 159 kanë pësuar vetëm dëme materiale. Në 10 fatkeqësi komunikacioni vdiqën 10 persona, kurse në vitin 2015, ky numër ishte 5.