Bild: Ky do të jetë trajneri i Bayern-it në vitin 2019

22.01.2017 18:24:20

Hoffenheim aktualisht është skuadra e vetme në pesë ligat kryesore të Evropës pa asnjë humbje. Pas këtij suksesi të papritur fshihet një strateg i vërtetë, i cili është vetëm 29 vjeç. Ky njeri është trajneri Julian Nagelsmann. Ai është pothuajse gjysmën e moshës së italianit Carlo Ancelotti dhe më i ri se tre nga lojtarët e këtij të fundit. Kjo është diçka shumë e rrallë, gati një çmenduri, duke marrë parasysh nivelin që ka Bundesliga.

Në sondazhin e së përditshmes gjermane në versionin e saj “online”, 52% e tifozëve kanë shprehur mendimin se trajneri i Hoffenheim-it një ditë mund të punojë në Mynih. Pjesa tjetër ende ngurrojnë. Nagelsmann ka ndërtuar një skuadër me të vërtet sulmuese, e treta në Bundesligë për numrin e gjuajtjeve drejt portës. Pas gjeniut Pep Guardiola, në “Allianz Arena” mund të drejtojë një tjetër njeri i çmendur pas futbollit …

Burimi: http://telesport.al/bild-ky-te-jete-trajneri-bayern-ne-vitin-2019/
© telesport.alka marrë vëmendjen e gazetës “Bild”, sidomos pas deklaratës së legjendës Lothar Matthäus, i cili para pak ditësh sugjeroi që gjeniu i futbollit gjerman të bëhet pasues i mjeshtrit Ancelotti te Bayern. Presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness, mund të jetë dakord me këtë ide, pasi kontrata e Don Carlo-s me rekordmenët përfundon në vitin 2019. Ky do të ishte viti kur Nagelsmann mund të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë.

Në sondazhin e së përditshmes gjermane në versionin e saj “online”, 52% e tifozëve kanë shprehur mendimin se trajneri i Hoffenheim-it një ditë mund të punojë në Mynih. Pjesa tjetër ende ngurrojnë. Nagelsmann ka ndërtuar një skuadër me të vërtet sulmuese, e treta në Bundesligë për numrin e gjuajtjeve drejt portës. Pas gjeniut Pep Guardiola, në “Allianz Arena” mund të drejtojë një tjetër njeri i çmendur pas futbollit … Burimi:/telesport.al/