Biznesmeni turk që la borxhe të shumta në Dragash, hap biznes në Serbi (video)

11.03.2017 12:10:23

LDK Dragash ka bërë publik faktin se drejtori i “Rematex” në Dragash, Besim Minkara ka hapur fabrikë në Serbi ndërkohë që ka mbyllur këtë fabrikë në Dragash, duke lënë 1,8 milionë euro borxh. Sipas njoftimit në facebook, ky biznesmen turk nuk ka paguar taksa, pagat e punëtorëve, transportin e punëtorëve, rrymën dhe shërbimet tjera komunale.

“Biznesmeni Besim Minkara, drejtor i fabirikës REMATEX, ka mbyllur fabrikën e tekstilit në Dragash dhe ka hapur një të till në Lebane te Serbisë. “Investitori” turk Minkara ka lënë 1 milion e 800 mijë euro borgje të papaguara. Tatime të papaguara, paga të punëtorëve të papaguara, transport të papagur një kompanie vendore transportuese, rrymë, shërbime kumunale, …. Ky “investitor” nuk e ka paguar as bukën që e kishte marrë në një furrë të Dragashit. “Hvala Besime( faleminderit Besim)”, ka thënë kryeministri Vucic me rastin e inagurimit të një fabrike tekstili në Lebane të Serbisë.” – thuhet në postimin e LDK Dragash, i shoqëruar me foto dhe me video.