Bosz: Real Madridi ishte më i mirë, fitoi me të drejtë

27.09.2017 10:00:47

Trajneri i Borussia Dortmund tha se ekipi që drejton “nuk ishte në nivelin e tij” dhe nuk do ta justifikojë veten me dënimin e mundshëm të Ramos, por tha se “kjo ishte një dorë e qartë”. “Dua të them, së pari, se kemi humbur kundër një ekipi të madh. Dortmundi nuk ka qenë në nivelin e tij. Kjo është arsyeja pse unë nuk dua të ndaloj në atë veprim të Ramosit. Rezultati ishte 0-0 dhe ishte një dorë e qartë, por unë duhet të jem i sinqertë dhe të them se Real Madridi ishte më i mirë dhe fitorja e tij është e drejtë

Nëse VAR do të ishte këtu, do të kishte edhe një ndëshkim… Dy humbje në Champions? Janë edhe katër ndeshje të mbetura dhe ne do të përpiqemi t’i fitojmë ato. Është e rëndësishme për të fituar ndeshjet kundër APOEL, të cilat janë dy nga të tjerët që kemi, dhe të shohim pastaj si shkojnë ballafaqimet mes Real Madridit dhe Tottenhamit. Tani kemi një disavantazh të madh, që është i qartë, por ende ka shumë konkurrencë”.