Carvajal: Presioni është mbi Barçën

19.02.2017 12:11:13

Futbollisti i Real Madridit, Dani Carvajal thotë se është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Espanyolit.

‘Los Blancos’ dje mposhtën Espanyolin, me rezultat 2-0, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

Carvajal mendon se tani presioni është mbi Barçën. Ai beson se skuadra e tij do të vazhdojë t’ kryej detyrat mirë. Carvajal mendon se Real Madridin e presin dy ndeshje të vështira javën që vjen, transmeton KosovaPress.

“Unë besoj se nëse ne do t’i bëjmë detyrat mirë, presioni do të jetë mbi ata”, ka thënë Carvajal.

“Unë mendoj se ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në sulm, këtë e tregojnë edhe statistikat”.

“Ne javën që vjen na presin dy ndeshje të rëndësishme kundër Valencias dhe Villarealit. Do të jetë shumë e rëndësishme të fitojmë në ‘Mestalla’”, ka theksuar Carvajal.