Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj.
18-vjecarja me iniciale A.B., e cila braktisi fëmijën e mitur dhe bashkëjetuesin e saj është proceduar penalisht.
Sipas policisë, ngjarja është shënuar në një fshat në Kavajë, ku ajo jetonte me partnerin.
Ende nuk dihen motivet se përse 18-vjecarja ka braktisur foshnjën dhe është larguar nga banesa ku bashkëjetonte prej disa vitesh me 28 vjecarin R.Sh.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës.