Shqipëri/ Kur u shfaq koronavirusi në Shqipëri? Silva Bino “përplaset” me kolegët: Rasti i parë

20.04.2020 21:50:44

Mjekja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se ka një zbehje të epidemisë. Ajo shtoi se nuk ka pasur raste në janar dhe në shkurt, pasi sëmundja lë gjurmë dhe do të kishte grumbullime në spitale.

“Nga masat e distancimit fizik kemi një lloj zbehje të kësaj epidemie. Parandaluam përhapen e gjerë komunitare të virusit. Këto elemente duhet t’i monitorojmë hap pas hapi. Rasti i parë është në 9 mars, por gjatë evidentimit të rasteve, ne vumë re që kishte disa raste që shenjat kishin filluar në datë 28 shkurt. Ne nuk kemi pasur epidemi në atë kohë, sepse nuk të fal, pasi do të kishim grumbullime dhe vdekje në spitale. është një sëmundje që lë shenjën e vet. Mund të kemi pasur qarkullime sporadike të rasteve në shkurt. Pra, nuk kemi pasur epidemi në janar, apo në shkurt siç është thënë nga disa ekspertë, pasi kjo është një sëmundje që lë gjurmë dhe kemi pasur qarkullim intensiv të gripit”, tha Bino.