Konfirmohen edhe 37 raste të reja me koronavirus, bilanci arrin në rreth 600

20.04.2020 21:46:56

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se nga 353 testime të kryera gjatë ditës së sotme, 37 prej tyre kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus shkon në 598, prej tyre 123 të shëruar – 21 sot.

“Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast. Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja. Ata presupozohet që e kanë marrë këtë virus të paktën dy javë më herët, pra në fillim të prillit, nga kontaktet e tyre”, ka thënë Vitia.

“Masat mbrojtëse janë përnjëmend shpëtim. Distanca e ruajtur dhe me miqtë apo të afërmit është përnjëmend mbrojtje. Nuk koritemi nëse i bëjmë zakone këto rregulla shëndetësore. Përkundrazi i mbrojmë familjarët dhe miqtë. Deri më sot specialistët kanë testuar 5009 mostra. Nesër plani i tyre vijon me rastet e gjurmuara”,

Njoftimi i plotë: 

Të dashura qytetare e qytetarë,

Shpresoj që secila e secili prej jush të jeni duke e përballuar këtë situatë të panatyrshme e të vështirë.

Sot janë realizuar 353 testime. Qytetarët tanë që rezultuan të infektuar me Covid-19 sot janë 37.

Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast.

Në anën tjetër kemi 21 të shëruar dhe në total tani numri i të shëruarve shkon në 123.

Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja. Ata presupozohet që e kanë marrë këtë virus të paktën 2 javë më herët, pra në fillim të prillit, nga kontaktet e tyre.

Masat mbrojtëse janë përnjëmend shpëtim. Distanca e ruajtur dhe me miqtë apo të afërmit është përnjëmend mbrojtje. Nuk koritemi nëse i bëjmë zakone këto rregulla shëndetësore. Përkundrazi i mbrojmë familjarët dhe miqtë.

Deri më sot specialistët kanë testuar 5009 mostra.

Sonte u testuan 353.

Nesër plani i tyre vijon me rastet e gjurmuara

Puna po vazhdon akoma

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

#mantilbardhet