Burri i varfër detyrohet ta bart gruan e vdekur 10 kilometra në krahë

25.08.2016 19:53:35

Një burrë i varfër është detyruar të ecë mbi 10 kilometra, duke bartur mbi shpatulla trupin e pajetë të gruas së tij, derisa prapa tij po e përcillte e bija e përlotur.

Një video prekëse shfaq Dana Majhi duke mbajtur mbi shpatulla gruan e tij të vdekur, nëpër rrugët e vendlindjes së tij Bhubanesëar në Indi.

Gruaja e Majhi, kishte vdekur nga sëmundja e tuberkulozit në një spital në Kalahandi gjatë të martës mbrëma.

2

Por për shkak të kushteve të rënda financiare, Dana pa asnjë mjet transporti apo para në xhep, është detyruar që së bashku me bijën e vet të ecin mbi 10 kilometra.

“U thashë zyrtarëve të spitalit se jam i varfër dhe se nuk kam para për taksi. Vazhdimisht u kam kërkuar që të më ndihmojnë rreth transportimit të kufomës, por përgjigja e tyre ka qenë se nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim”, ka deklaruar ai për mediat indiane.