Bylykbashi: Ja pse zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pas datës 9 shtator

17.05.2017 11:00:16

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar duke bërë një shpjegim për datën e zgjidhjeve. Në një postim në facebook, Bylykbashi sqaron se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pas datës 9 shtator. Kjo sipas tij mund të bëhet me një dispozite tranzitore.

Ai thotë se data e caktuar nga presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve është një datë ligjore dhe jo kushtetuese.

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) janë dy: e pranverës 15 mars – 30 qershor dhe e vjeshtës 15 shtator – 30 nëntor. Presidenti mund te caktonte datën ne një nga dy te dielat e fundit te periudhës zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi datën 18 qershor. Pra data është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nëse Kodi do caktonte një periudhe tjetër para 9 shtatorit, data do ishte një tjetër dhe jo 18 qershori. Nëse parlamenti vendos qe për këto zgjedhje apo gjithmonë, periudha e zgjedhjeve te jete një periudhe tjetër, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetëm 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetutën. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori është e diela e fundit para datës 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetëm duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetutën. A mund te zhvillohen zgjedhjet pas datës 9 shtator? Po! Mjafton një dispozite tranzitore e thjeshte qe është shume me pak e shëmtuar se ai aneksi i tmerrshëm qe u miratua për reformën ne drejtësi qe nuk e ka asnjë kushtetute e botes.

Sqarimi i plotë i Bylykbashit

Shpjegim i thjeshtuar për Kryeministrin dhe ndonjë analist për datën e zgjedhjeve.

Dëgjova mbrëmë një analist qe fliste me “kompetence” se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e datës se zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin qe e refuzonte ndryshimin e datës dhe me vinte për te qeshur, sepse bashke me një koleg i kemi shkruar këto dispozita te Kushtetutës ne 2008. Le ta mbyllim një here e mire ketë argument qesharak.

Kushtetuta nuk cakton asnjë date për zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton rregullin qe llogarit vetëm fundin e mandatit i cili është data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1).

Kushtetuta përcakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhën zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta përcakton se periudha zgjedhore përcaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gjë qe detyron Kushtetuta është qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) janë dy: e pranverës 15 mars – 30 qershor dhe e vjeshtës 15 shtator – 30 nëntor. Presidenti mund te caktonte datën ne një nga dy te dielat e fundit te periudhës zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi datën 18 qershor. Pra data është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nëse Kodi do caktonte një periudhe tjetër para 9 shtatorit, data do ishte një tjetër dhe jo 18 qershori.

Nëse parlamenti vendos qe për këto zgjedhje apo gjithmonë, periudha e zgjedhjeve te jete një periudhe tjetër, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetëm 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetutën. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori është e diela e fundit para ditës 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetëm duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetutën.

A mund te zhvillohen zgjedhjet pas ditës 9 shtator? Po! Mjafton një dispozite tranzitore e thjeshte qe është shume me pak e shëmtuar se ai aneksi i tmerrshëm qe u miratua për reformën ne drejtësi qe nuk e ka asnjë kushtetute e botes.

Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua për te shtyre datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin dekretuar për datën 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte një date te re jo me vone se 20 shkurt 2007. Presidenti i dekretoi për datën 18 shkurt 2007. Nëse nuk e mbani mend, shihni ketë foto. Ndërsa Kryeministri dhe analisti te lexojnë nenet me sipër dhe Kodin Zgjedhor.