Calhanoglu i thotë “jo” chelseat

13.01.2017 22:41:44

Hakan Calhanoglu nuk dëshiron të largohet nga Bayer Leverkusen.

Antonio Conte dhe Chelsea kanë marrë një përgjigje negative nga reprezentuesi turk.

Ylli i Bayer Leverkusenit dhe kombëtares së Turqisë, Hakan Calhanoglu ka refuzuar ofertën e ‘Bluve’, shkruan London Evening Standard.

Sipas mediumit britanik, ish-mesfushori i Hamburgut nuk dëshiron të largohet nga ekipi gjerman të paktën jo gjatë këtij afati kalimtar.

Kësisoj, Conte do të duhet që të hedh sytë nga ndonjë lojtar tjetër, për të gjetur zëvendësuesin e Oscar i cili u largua nga Londra, me destinacion Kinën për shumën e 60 milionë eurove.