Borxhi 17.000 euro, 32-vjeçari masakrohet nga 4 persona

13.01.2017 22:35:24

Një borxh është bërë shkak që një person të dhunohej një ditë më parë, në rrugën Tiranë-Vorë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, kur 4 persona kanë kanosur dhe goditur me qytën e pistoletës Kadri H., 32 vjeç, banues në Tiranë, për shkak të një borxhi prej 17.000 euro

Ai është dërguar më pas në Spital Ushtarak për të marrë ndihmë mjekësore.

Vetëm një nga agresorët është identifikuar, 37-vjeçari Altin S., banues në Gjirokastër, i cili është nën hetim.

Ndërsa, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, shtojnë të njëjtat burime.