Ç’do të ndodhë me Brexit? Dorëhiqet kryeministrja May: Bëra më të mirën!

24.05.2019 12:26:06

Theresa May me lot në sy lexoi rreshtat e deklaratës së saj të fundit në Kryeministrinë e Britanisë së Madhe, pasi shefja e qeverisë ka komunikuar pak minuta më parë mes një kloime të trazuar sa i përket çështjes Brexit, dorëheqjen nga detyra.

“Kam bërë më të mirën time”, tha ajo. “Është dhe do të mbetet gjithmonë një pikëllim i thellë për mua fakti që nuk kam qenë në gjendje të finalizoj Brexit”.

Zonja May ishte pothuajse e paaftë të vazhdonte deklaratën, teksa u mbërthye nga lotët ndërsa shprehu krenarinë e saj në shërbimin e vendit.

Ajo deklaroi se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse konservatore më 7 qershor, duke shkaktuar një konkurs që duhet të përfundojë deri në fund të korrikut – duke pranuar se është koha që dikush tjetër të përpiqet të çojë deri në fund Brexit.

Vendimi dramatik i saj vjen pas përpjekjes së fundit të zonjës May për të kaluar marrëveshjen e saj me BE-në në Parlament, tentativë që dështoi në mënyrë spektakolare.

Konservatorët u ngritën “me armë” kundër saj në kabinetin qeverisës shpërtheu një revoltë e hapur pasi u ofroi deputetëve një votim për mbajtjen e një referendumi të dytë dhe bashkimin me një union të përkohshëm doganor me BE-në.

Kryeministrja u tërhoq me nënshkrimin e djeshëm të Marrëveshjes së Tërheqjes – e njohur si WAB.

Mbrëmë, kryeministrja May kishte zgjedhur të qëndronte në shtëpinë e saj në zonën e Berkshire, duke menduar strategjinë e saj të daljes me burrin e saj Philip, të cilit ju kërkua dje nga mbështetësit e Brexit t’i tregonte bashkëshortes se koha e saj kishte mbaruar.