Çështja e demarkacionit: mungesë numrash, taktizim, apo…?

06.02.2018 13:33:52

Nga Rexhep Kastrati

Gjatë legjislaturës së kaluar, çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është keqpërdorë shumë nga opozita e djeshme kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa. Mirëpo, kjo çështje është keqprëdorë shumë edhe nga PDK-ja, e cila akuzonte LDK-në se nuk i kishte numrat për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi.

Pra, kjo çështje u përdor në mënyra të ndryshme kundër Qeverisë “Mustafa”, dhe që kanë qenë vetëm forma përplotësuese për të prishur imazhin e saj si Qeveria më e mirë, si Qeveria më e suksesshme, dhe për të vështirësuar punën dhe funksionimin e saj, dhe për ta përdorë si pretekst për rrëzimin e saj.

Në fakt, edhe ashtu ndodhi: edhe në kontekst të mocionit kundër Qeverisë “Mustafa”, Kadri Veseli e shtroi çështjen e demarkacionit, duke kërkuar që fillimisht të votohej Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi, e pastaj mocionin, kurse kryeministri Mustafa këmbëngulte që fillimisht të votohej për mocionin, e nëse nuk kalon mocioni, mund të shtrohet edhe Projektligji në fjalë.

Gjithë loja e Kadri Veselit bazohej në veglat kondomë brenda e rreth LDK-së që i kishte dhe vazhdon t’i ketë në dorë, e të cilët ishin shumë aktivë në luftën dhe angazhimet kundër Qeverisë “Mustafa”, duke mos zbatuar vendimet e saj, dhe duke e thyer unitetin e Grupit Kuvendor të saj.

Dhe gjithë kjo, nuk kishte vetëm efekt në funksionimin e Grupit Kuvendor të LDK-së, në vendim-marrjen, por edhe në pozicionin e LDK-së dhe të Qeverisë “Mustafa” në raport me aleatët tanë strategjekë, pasi që ky mosunitet dhe ky angazhim i veglave kondomë brend a e rreth LDK-së përdorej nga Kadri Veseli për ta paraqitur si të pafuqishme Qeverinë dhe LDK-në të pazonjën për të marrë vendime të mëdha.

Sado që nuk është pranuar, apo nuk është pohuar publikisht  dhe zyrtarisht, megjithatë, kjo proapgandë kishte bërë efektin edhe te përfaqësuesit dhe diplomatët e shteteve aleate, që me kalimin e kohës, filluan në heshtje të zbehin mbështetjen për Qeverinë “Mustafa”, duke mos kundërshtuar rrëzimin e saj.

Dhe ky ishte dëmi më i madh që veglat kondomë brenda e rreth LDK-së i bënë asaj dhe Qeverisë “Mustafa”, duke i hapur rrugën zgjedhjeve, nga të cilat doli një shumicë minimale e përbërë nga 61 kuvendarë, 20 nga të cilat janë të pakicave, dhe duke e devalvuar qeverisjen dhe nivelin e përfaqësimit institucional të Kosovës.

Dhe natyrisht, çështja e demarkacionit është një nga barrierat më të forta, me të cilën i ra të merret kesaj shumice të re në pakicë, dhe të cilën nuk po mund ta kapërdijë.

Kadri Veseli, tash është në pozitë të dëshmojë se i ka numrat e partive qeverisëse, duke e bërë legjitim pretendimin e djeshëm ndaj LDK-së. Mirëpo, pikërisht këtu, Kadri Veseli është duke u ballafaquar me bumerangun që e ka krijuar vetë: tash ai nuk i ka numrat dhe nuk po mund të bindë partitë qeverisëse që të unifikojnë qëndrimin pro demarkacionit.

Në anën tjetër në LDK, përkatësisht në Grupin e saj Kuvendor, ka një unitet të munguar në kohën kur ajo dhe kryetari Mustafa drejtonin Qeverinë, pro demerkacionit.

Edhe pas darkës në Hajvali, Kadri Veseli nuk pat kurajo që ta fuste në rend dite çështjen e demarkacionit, duke treguar kështu se informacionet se në atë darkë ishte arritur unitet për votimin në Kuvend.

Megjithatë, mbetet të shihet ditëve apo javëve në vazhdim se a bëhet fjalë për mosunitet real të partive qeverisëse, dhe pafuqia e Kadri Veselit për të krijuar unitet, apo është vetëm një taktizim për të marrë kohë për llogari të zhvillimeve të tjera, që nuk përjashtojnë as mundësinë zhvillimeve destabilizuese, por edhe rënien e kësaj Qeverie.

Po ashtu mbetet të shihet edhe uniteti i Grupit Kuvendor të LDK-së a është funksional, real dhe i pacenueshëm, apo veglat kondomë brenda e rreth saj, do të shkaktojnë probleme, ashtu siç ndodhi edhe në rastin e nismës së LDK-së për shkarkimin e Dardan Gashit, kur një pjesë e madhe e kuvendarëve të saj nuk votuan pro kësaj nisme.