Çështjen e veteranëve të UÇK-së e kanë bërë për faqe të zezë matrapazët e luftës dhe të pasluftës

13.09.2016 14:42:35

Nga Rexhep Kastrati

Çështja e pensioneve të veteranëve të UÇK-së, është kthyer tashmë në një çështje politike që po përdoret sipas kutit dhe interesave të ndryshme të atyre që e përdorin. Edhe pse kjo çështje, në thelbin e saj është statike, pra një çështje e mbyllur qysh në qershor të vitit 1999, pra me përfundimin e luftës, megjithatë 17 vjet më vonë, vazhdon të prodhojë ngarkesa emocionale dhe politike konfliktuale. Bëhet fjalë për ata që deri në qershor të vitit 1999 kanë pasur të veshur uniformën e UÇK-së, dhe kanë marr pjesë realisht në luftime, por kjo çështje është kategorizuar dhe është zgjeruar, sa që në të janë futur edhe ata që me ironi, po thuhet se kanë bartur speca turshi. Dhe ky është gabimi i parë që është bërë, pasi që në këtë mënyrë, do të mund të dilte gjithsecili të pretendonte se meriton të jetë veteran i UÇK-së. Në anën tjetër, në konceptin e pjesëtarit të UÇK-së, e së këndejmi edhe të veteranit të saj, janë përfshirë edhe ata që duke u kthyer nga eksodi, apo edhe pasi janë kthyer kanë blerë uniformë të UÇK-së dhe e ka paraqitur veten ushtar i saj. Përveç kësaj, janë të afërmit e komadantëve të ndryshëm, shërbëtorë të tyre dhe pjesë të falangave të vjedhjes së votave dhe të kërëcnimeve të ndryshme, të cilët janë futur në lista të veteranëve. Në këtë mënyrë, është bërë lëmsh kjo çështje dhe është devalvuar tej mase, sepse janë shpallë veteranë ata që nuk kanë pasur të bëjnë fare me luftën, që kanë bredhur rrugëve të botës, dhe që kanë ca para dhe kanë lerë qpftë librezë të UÇK-së, qoftë edhe ceretifikatë të saj. Dhe këta janë kryesisht kontigjente njerëzish që janë përdorur nga strukturat mafiozo-politike për hesape të tyre private, politike dhe për shantazhe e kërcënime të njerëzve të ndryshëm. Së këndejmi, edhe çështja e veteranëve është kthyer sikurse shumë çështje tjera, në mundësi për sistemimin e njerëzve dhe militantëve të ndryshëm, por edhe si mundësi për pazare të ndryshme, siç është kthyer edhe çështja e kuotave për regjistrim në Universtete të faniljarëve të pjesëtarëve të UÇK-së. Komsioni shtetëror për veteranët e UÇK-së, është askush tjetër, pos ish-komandanti i SHP të UÇK-së, Agim Çeku, më pastaj edhe kryeminstër dhe ministër i FSK-së, kurse anëtarë të tij, kryesisht ish-komandantë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së. Dhe janë po këta që e kanë keqpërdorur edhe këtë çështje, për të sistemuar militantë dhe të atillë që kanë paguar për të qenë në ato lista. Dhe derisa është kështu, duhet thënë se Prokuroria e shtetit dhe kryeprokurori Lumezi, duhet ta trajtojnë në thellësi dhe me profesionalizëm gjithë procesin, por jo duke treguar përralla dhe duke mbajtur derse koti për hetime. Dhe kjo çështje duhet të hetohet edhe si çështje e veçantë, por edhe si çështje e përbashkët me të gjitha çështjet tjera të krimit të organizuar, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Është kështu për faktin se edhe te  kjo çështje janë të përfshira të njëjtat struktura që janë të përfshira në çështjet e tjera korruptive dhe të krimit të organizuar. Adem Grabovci dhe mënyra e punësimit dhe e kapjes së shtetit që përfaëqon ai, është model që shërben edhe për çështjen e veteranëve të UÇK-së. Dhe atëherë do të shohim se ku do të përfundojnë disa komadantë, disa politikëane, por edhe drejtuesit e shoqatave dhe organizatave që mëtojnë se përfaqësojnë UÇK-në, kategoritë e dala nga lufta dhe të tjera që lidhen me to. Kosova, as shoqëria në tërësim dhe as ekonomia e saj nuk mund të jenë peng të disa matrapazëve, teveqelëve të luftës e të pasluftës që kanë rënë në kurthin e ngritur vetë, dhe tash çirren: o na shpëtoni, o ne e kallim Kosovën!