CEZ-i, Berisha sherr me Ballën: Nuk betohem para një shpifësi ordiner

12.12.2016 15:52:40

Ka nisur sërish me debate të forta seanca e Komisionit Hetimor për CEZ-in, ku është paraqitur për të dëshmua ish-kryeministri Sali Berisha. Që në nisje të mbledhjes, ish-lideri historik i PD-së i është drejtuar kreut të Komisionit taulant Balla se nuk duhet të ishte në atë poltronë, sepse sipas tij është “një i dënuar për shpifje”.

“Nuk ke moral për të marrë betimin e dikujt, – i tha Berisha, Ballës. – Nuk përdhoset betimi im para një shpifësi ordiner. Respektova Parlamentin, por jo njeriun e dënuar. Je i dënuar, por nuk paguan gjobën. Duhet të hapje seancën me ndjesë publike. Je një shpifës që nuk pranon dënimin. Ke dy herë kriminel, një herë si shpifës dhe një herë për faktin që nuk paguan gjobën”.

Ndërkohë Taulant Balla i është drejtuar Berishës se “ke favorit CEZ-in në mënyrë të paligjshme”…