Chiellini: Messi, Suarez dhe Neymar janë si peshkaqenë

17.04.2017 20:13:27

Mbrojtësi i Juventus Giorgio Chiellini thotë se yjet e Barcelona-s Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar janë si peshkaqenë dhe ka paralajmëruar shokët e ekipit të bëjnë çmos të parandalojnë treshen të bëjë një impakt të mërkurën në ndeshjen e kthimit në Champions League.

Gjigantët e Torinos kanë një avantazh 3:0 nga ndeshja e parë, por Chiellini pretendon se asgjë nuk ka përfunduar. “Nëse arrijmë të mbajmë larg zonës lojtarët e rrezikshëm të Barcelona-s, t’i bëjmë presing që nga lart dhe të mbetemi kompaktë dhe të organizuar, do t’ia bëjmë jetën e vështirë.”“Nëse shkojmë aty, qëndrojmë mbrapa duke u vënë nën presion, do të humbasim,” shprehet Chiellini për faqen zyrtare të Juventus. “Barcelona ka sulmin më të mirë në botë dhe tre sulmuesit e ekipit janë tre nga pesë individët më të mirë të këtij sporti. Janë lojtarë të mrekullueshëm, secili me kualitetet e tij unike. Përgatitesh për sfida të tilla duke i mbyllur hapësirat dhe duke qenë i guximshëm. Ata janë si peshkaqenë. Nëse tregon emocione, ata e nuhasin gjakun dhe do të vijnë për të mposhtur. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por është më e lehtë ta thuash se ta prodhosh atë paraqitje.”