Cikalleshi realizon dy gola në Turqi (VIDEO)

20.12.2016 17:41:52

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe skuadrës turke Basaksehir, Sokol Cikalleshi, vijon të shkëlqejë në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Goztepes.

Futbollisti nga Kavaja ka shënuar dy gola në pjesën e parë Ndeshja është duke vazhduar dhe mund të ketë edhe gola të tjerë nga Cikalleshi.

Rezultati momental është 4-2 për skuadrën e Basaksehir.

Cikalleshi në kampionat ka pasur shumë pak hapësira por ne Kupe shënon sa herë aktivizohet.