Cikli kujtime nga Gjirokastra

22.10.2020 09:36:40
Nga Pirro Minella
…”Syte e maturantes perseri i ndjeva po me ate ngrohtesi….!!!”
…..Befas sapo pash syte e Saj ne marathonen poetike, me erdhen nder mend syte e maturantes te gjimnazit, qe nuk munda ti harroja kurre. Kerkova ne ate profil dhe vertet ndesha syte aq te njohur, aq te embel, aq te ngrohte.
Nuk prita me i bera kerkese me shprese se do me pranonte. Ishte naten vone. Ne mengjes heret ata sy ishin ne miqesine time. I kam njohur ata sy, sa fort i desha dikur, aty brenda godines se gjimnazit kur i ndeshja befas. Te dy qendronim. Kembet donin te ecnin, zemra nuk i furnizonte me gjak, mendja bente prapa kthehu.
Sa magji kishin dhe sa zjarr rridhinin nga ata sy te kalter. Brenda atyre syve kishte aq pasion te perveluar, por edhe aq pikellim kur largoheshin me koke prapa.
Shpesh ishin gazmore dhe aq te hijshem beheshin ato momente. Shpesh here rrija aty i ngulitur pa levizur nga vendi, i ndiqja me syte e mi i mahniitur.
Asnjehere nuk munda dot ti perballoj te qete ata sy magjepes, gjithmone i veshtroja i tronditur. Kisha ruajtur diku ne shpirtin tim nje vend te vogel per ata syte e kalter. Vendi me i bukur i shpirit tim, i vecante vetem une e dija dhe ata sy. Ngjan si fole ky vendi im i fshehte, ku jane te mbrojtur nga bota, Shpirti im dhe ata sy te mrekullushem. Ata aty luanin me mua me cdo loder, qeshnin me mua ne cdo moment, por ne momente te trishutueshme kemi qare bashke, si kurre me pare nuk kane qare ata sy. Shpirti im dhe ata sy te mrekullushem.
Sa kohe u desh ti ndeshja perseri ata sy. Dhe te mendosh qe une ketu kam qene, por diku edhe ata sy, ne kete hapsire dikua afer meje kane qene. Dhe ja sot veshtrimet u kryqezuan, ishim vetem ne te dy nuk kishte tjeter njeri, po vetem ne te dy Syte e tu dhe Shpirti im., heshtja qendronte midis nesh, ajo vetem ajo na veshtrontye Ne te dy, Gjate sa gjate u ndala na ata sy, befas mu duken shume ylbere. Zemra ime tani troket me ritem tjeter dhe besova se tere kete periudhe kohe Une isha Aty ku ishe Ti, prane kemi qene perhere, prane me me ka qene perhere dhe dashuria . Ishte ajo qe ne kete bote te prapshte na gjeti te dy, e megjitheate asnjehere nuk u takuam bashke, vetem syte i kisha gjithmone me vete….
Image may contain: 1 person, closeup