Cili është amaneti i Ramadan Mujës

17.11.2016 18:09:38

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka filluar të mendojë për amanetet, që do t’ia lë pasardhësit të tij. Ai tha se njëri ndër amanetet,për pasardhësin, do të jetë ndërtimi i objekteve me nga 30 banesa, për çdo vit për qytetarët e pastrehë.

“Pasardhësit tim do t’ia lë një amanet, që çdo vit të ndërtojë objekte me nga 30 banesa, në mënyrë që të harrohet zhargoni “nuk kam ku të strehohem”, tha ai.

Komuna e Prizrenit, sipas tij, vitin e kaluar ka ndarë 92 banesa për familjet e dëshmorëve, invalidë të luftës dhe familjet skamnore.

“Këtë vit janë edhe 94 banesa në proces të ndarjes për këto kategori”, tregoi ai.

Muja në një intervistë për RTV Besa, ka folur gjerësisht për investimet që ka bërë Komuna e Prizrenit, gjatë mandatit të tij.

Ai tha se si kryetar ka realizuar qindra projekte për qytetarët e Prizrenit.

“E meta e jonë ka qenë se nuk kemi promovuar si duhet punën tonë që kemi bërë “, tha Muja.