Çitaku e shqetësuar që u fshehënsulmet ndaj autobusëve të Kosovës

19.03.2017 22:18:59

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook pas sulmit të radhës ndaj një autobusi të linjës Prishtinë-Vjenë në Serbi.

Me anë të një postimi në facebook, ajo ka thënë se ndjehet e shqetësuar që rastet e sulmeve ndaj autobusëve të Kosovës po fshehen nga vet kompanitë, transmeton lajmi.net.

“Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve. Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa. E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë. Pa fjalë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social facebook.

Sulmi i autobusit të Kosovës ka ndodhur sot gjatë ditës, meqë rast ka reaguar edhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.